Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për Parashqevi Simakun që ka qenë kryelajmi në dhjetor dhe vazhdon të jetë. Demalia tregon se si e njeh Parashqevinë dhe bisedat me të në Nju-Jork, për Luan Pobratin, shef i sigurimit në kohën e komunizmit, për të cilin thanë se e kishte dhunuar Parashqevinë.
“Unë nuk e kam njohur në Shqipëri, Parashqevi Simakun. Nuk kam pasur asnjë kontakt, veç e kam parë te 15-katëshi. Thonë e ka dhunuar shefi i sigurimit të lartë në kohën e komunizmit, Luan Pobrati. Por nuk e ka dhunuar.
Nga vetë bisedat me Parashqevinë në Nju-Jork ajo thoshte se e donte akoma dhe që ka mësuar shumë nga ai. Pse e keqinterpretojnë? Unë nuk dua të flas për Parashqevinë, por pse nuk bëjnë një analizë për të, si këngëtare, por jo për jetën personale?”, thotë Demalia.