Elton Tozaj ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet i gjakosur dhe me kokën e fashuar.
“Kushdo që e bëri këtë do e paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot!”, ka shkruar ai krahas fotos.
Postimi ka ngritur dyshime për një sulm të qëllimshëm, por rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
