Faton Shoshi u jep fund spekulimeve për ndarjen e Sarës me Ledrin, flet edhe për Dafinën: E respektoj shumë, me BURRIN e saj jam..

Ndarja e Sarës dhe Ledrit ka qenë kryefjala e mediave prej disa muajsh tashmë. Ndërsa vetë ish-çifti nuk ka reaguar publikisht për këtë gjë, menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi ka bërë disa deklarata publike që janë komentuar shumë.

Nëpërmjet një lidhjeje telefonike në emisionin “Pardon My French” mbrëmjen e kaluar, Shoshi sqaroi njëherë e mirë çështjen, duke u dhënë fund edhe aludimeve se e gjithë kjo është bërë nga Ledri për vëmendje dhe se ai vazhdon të jetë bashkë me Sarën.

Nuk e di pse kemi pasur nevojë për të bërë këtë vepër. Unë kur i shoh këto artikuj dhe këto gazetarë kur shkruajnë në emër, si e marrin guximin që të shkruajnë dhe tregojnë histori, po befasohem. Edhe unë jam i rezervuar kur flas për jetën private të Ledrit edhe të Sarës, por të flasë dikush i krahut të tretë…”, -tha ai, duke folur më pas edhe për thashethemet se Dafina ka qenë shkaku i ndarjes.

“Përkundrazi nuk e dinë që unë me Dafinën e kam shumë mirë dhe e respektoj shumë dhe është një prej shtyllave shumë të forta që kam pasur në showbiz. Kam pasur një përkrahje që në fillim prej saj. E respektoj dhe e vlerësoj shumë edhe si artiste, edhe si njeri dhe nuk ka shanse kurrë të bëj diçka kundër saj. Më ka dhënë shumë shtysë në fillim që të jem menaxheri që jam sot. Plus edhe diçka tjetër: I dashuri i Dafinës është shok i imi shumë i mirë që prej fëmijërisë, kemi raporte shumë të mira. Janë vetëm fjalë, unë Dafinën e shoh si pjesë të ekipit tonë.