Fero në gjendje të rënduar psikologjike, ja çka poston Arbenita Ismajli

Postimet e Feros dhe Arbenita Ismajlit kundër njëri-tjetrit nuk ndalojnë në rrjetet sociale…

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka mahnitur ndjekësit me fotot e fundit të postuara në Instagram. Bukuroshja shfaqet në një plazh të mrekullueshëm, e veshur me një fustan elegant që thekson bukurinë e saj dhe format perfekte trupore.

Pjesa më e madhe e ndjekësve të saj nuk kanë munguar të shprehin admirim për pamjen e modeles, duke e quajtur atë një nga bukuroshet më të veçanta të momentit.

Me çdo postim, ajo arrin të lidhet më shumë me fansat e saj, duke i sjellë ata më afër botës dhe mënyrës se si ajo e shijon jetën.

Ndërkaq, ndarja e reperit Fero dhe modele bëri bujë kudo nëpër rrjet. Mesa duket së fundmi modelja e njohur ka hedhur disa kunja për ish-partnerin e saj në rrjete tsociale, me të cilin ka dhe një vajzë, Ninën.

Në një postim të fundit në “Instagram”, Arbenita ka shkruar:

“Dua ta provoj të jem bashkëshorte përsëri, mendoj se herën e kaluar isha unë burri”.

Postimet e Feros dhe Arbenita Ismajlit kundër njëri-tjetrit nuk ndalojnë në rrjetet sociale. Së fundmi, ish reperi ka treguar se kur mori vajzën nga nëna e saj, ajo kishte ndryshuar tërësisht. Për këtë, ai akuzon familjarët e modeles dhe vetë atë.