Flet sërish ish-bashkëshorti i Ledjonës, tregon DETAJE të reja për raportin mes tyre

Historia e nisur nga një koment në Facebook dhe e trajtuar edhe në Prime-n e fundit të “BBVIP3”, shumë shkurtimisht në fakt, mes Ledjonës dhe ish-bashkëshortit të saj, vazhdin dhe tashmë ka të reja, nga vetë ky i fundit.

Kështu, për j që ndoshta nuk e keni ndjekur, ish-bashkëshorti i gazetares bëri një koment në platformën sociale, ku ndër të tjera e akuzonte Ledjonën se “mashtronte” me fjalët e saj, për ndarjen e tyre të paqtë dhe marrëdhënien e mirë me të bijën, ndërsa pretendonte se banorja e edicionit të tretë të reality shpw-t, nuk e lejonte që ta shikonte vajzën. Në Prime, Ledjona tha se nuk do të lëndojë të bijën me diskutimet për këtë histori, duke mos lexuar as letrën që i kishte bërë ish-bashkëshorti, teksa tha se për cdo gjë mund të pyesin prindërit e tij, sa e lejon ajo atë që rrijë me ta dhe të kthehet në Korcë.

Ndërkohë sot, i ftuar në “Shqipëria Live”, ish-bashkëshorti ka rrëfyer versionin e tij të historisë, teksa ka pranuar se Ledjona e ka dërguar në Korcë vajzën, por viziton vetëm prindërit e tij, ndërsa atë vetë, nuk do ta shohë apo të flasë.

“Nuk kam punë me Ledjonën, dua të shoh vajzën time. Vajza vjen te gjyshi te gjyshja, i them hajde te babi, thotë ‘nuk dua’. Unë me vajzën nuk komunikoj të më thotë ça ka, më parë më fliste, e mbaja unë se unë jam babai. Nuk e faktoj dot a ka dorë Ledjona apo jo. Tashi nuk e di a e ka ndaluar… Në Korçë vjen. Nuk e di, e kam kontaktuar dy vite më parë e kam pyetur pse nuk më afrohet çupa, nuk më jepte asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duhet ta prishin marrëdhënien, mbase se e kanë mbesë. I them pse nuk flisni, thonë ‘nuk duan ta mërzisim, ta bezdisim’”- tha Xoxi, ndërsa po ashtu shtoi se komenti i tij i ka shkaktuar shqetësime të bijës dhe për këtë i ka kërkuar falje:

“Para dy ditësh kur bëra komentin, (vajza) i kishte kërkuar numrin e telefonit prindërve të mi. Më tha ‘pse më ke shkruar ashtu se më thonë te shkolla ç’e kishe atë babin ashtu’, dhe i thash që ‘nuk e kupton akoma je e vogël’. Më lënduan komentet e të tjerëve, se më thanë pse të hodhi poshtë Ledjona. Më 1 dhjetor i thash prindërve që i thoni vajzës që dua ta festoj se kishte ditëlindjen, kishte thënë ‘nuk vij’, nuk doja më tha mua”.

Jorgen Xoxi po ashtu ka pranuar se ndarja e tij me Ledjonën ka qenë me mirëkuptim, duke u shprehur:

“Ka qenë një ndarje me mirëkuptonim, rrugët tona duhet të ndaheshin. Ramë të dy dakord për ndarjen. Nuk kam unë pse të flas keq, se është nëna e vajzës sime. I kam kërkuar edhe çupës falje për komentin..