Reperi shqiptar me popullaritet internacional, Gashi ka dhënë një deklaratë bombastike mbi kolegun e tij nga Kosova, Ledri Vulën.
Në një intervistë për Meriton Mjekiqin, Gashi tha se pasi që ai publikoi bashkëpunimin e tij me Ledrin ‘That’s mine’, shokt e këtij të fundit e telefonuan dhe i dërguan mesazhe atij.
Por sipas Gashit ata nuk e telefonuan e nuk i shkruan për përgzime – por për t’i thënë se ‘e ka qitur veten poshtë që ka bërë këngë me Ledrin’.
“Kur e kam bërë këngën me Ledrin, njerëzit e tij, shokt që rrinë me të më kanë thirr e më kanë shkru ‘Pse ke bë këngë me të?’ duke me thënë se unë e kam qitur veten poshtë me atë bashkëpunim”, rrëfeu Gashi.
Gashi nuk ka zbuluar se kush nga shokt e Ledrit i tha ato gjëra megjithatë ai nuk u shpreh fare pishman për hitin që dyshja nxorrën 5 vjet më parë.
“Ledri për mua është një nga artistët më të mrekullueshëm. E dua babain e tij, nënën, familjen e tij, ata janë njerëz shumë të mirë”, tha Gashi pos tjerash.