Lela Seferi ka dalë tashmë pak javë më parë nga “Big Brother VIP Kosova 3”.
Ajo ka qenë e ftuar në Klan Kosova, ku ka folur për gjithë periudhën brenda si dhe për atë që është tani.
Ajo thekson se nuk e priste një dashuri kaq të madhe nga publiku dhe se është shumë e lumtur.
“Nuk e kam pritur një dashuri kaq të madhe prej publikut. Edhe kur kam dalë kam qenë pak e habitur. Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.
Ndërkaq theksoi: “Jam si person i qetë. Njësoj është edhe Leo. Edhe pse tani që kam dalë, ka ndryshuar shumë. Jemi dy persona më të qetë. Nuk e kemi kuptuar që aq shumë janë duke na dashur jashtë”.