Instagram ka nisur të ofrojë gradualisht një funksion që lejon
redaktimin e Story-ve brenda 15 minutave nga publikimi, pa i fshirë dhe postuar sërish.
Sipas drejtuesit të platformës, Adam Mosseri, përdoruesit mund të korrigjojnë tekstin dhe të ndryshojnë muzikën, sticker-at apo vizatimet. Ndryshimet nuk ndikojnë në shikimet, pëlqimet dhe përgjigjet e marra më parë.
Për ta përdorur funksionin, hapni Story-n e publikuar, klikoni te tri pikat në këndin e poshtëm dhe zgjidhni opsionin “Edit Story”.
Platforma ka paralajmëruar gjithashtu fonte, ngjyra dhe forma të reja për sticker-at, si dhe mundësi shtesë personalizimi.