“Ishte JETIM, e goditën me stupca bejsbolli”, flet familjari i 18 vjeçarit nga Podujeva që u rrah deri sa ia morën shpirtin

18 vjeçari nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu ka vdekur sot pasi mori plagë të rënda nga goditja me veturë dhe rrahjes brutale me shufra metalike.

Axha i 18-vjeçarit ka rrëfyer ngjarjen për Raport24.com. Ai ka thënë se Lulzimin e kanë shkelur me verturë dhe më pas e kanë rrahur brutalisht.

“Unë jam axha i tij. Lulzimi si 18 vjeçar ka qenë puntorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kruiminele shqiptare. Maspari e kanë ndjek me kerr, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me stupca bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha ai.

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Drenica”.

Lulzimi ishte trajtuar në QKUK, aty ku edhe ndërroi jetë.

Bëhet e ditur se dy të dyshuar lidhur me rastin janë arrestuar nga policia.