‘Je dashuria ime…’ Nuk përmbahet çifti në BBV, momente romantike mes Ilnisës dhe Meritonit – DEL VIDEO

Meritoni dhe Ilnisa, janë dy konkurrentë të formatit ‘BBV3’ të cilët kanë krijuar një romancë brenda shtëpisë.

Edhe pse çifti ka patur ‘ulje dhe ngritje’ në marrëdhënie, sidomos

kohëve të fundit që pjesë e shtëpisë është bërë dhe një banore e re , Sara Karaj, mbrëmjen e sotme

dyshja është shfaqur në momente romantike me njëri-tjetrin.

Teksa përqafohen dhe puthen në shtrat, Ilnisa e quan Meritonin ‘dashuria e jetës sime.’

‘Si ka mundësi që ti je dashuria e jetës sime, si ka mundësi? Që më acaron nervat dhe dalin gjithmonë

llafet e mia o zot i madh!’- u shpreh Ilnisa.