Jehonë në media/ Ky banor i BBV3 duket se po zë ‘këmbën e LUIZIT’, njerëzit po i krahasojnë me njëri tjetrin

Në fillim të sezonit të tretë të ‘Big Brother Vip Albania’, tensioni dhe emocionet janë në rritje.

Meriton Mjekiqi nga Kosova po fiton simpatinë e shumë fansave, të cilët e krahasojnë atë me fituesin e edicionit të dytë, Luiz Ejlli.

TikTok është bërë platforma ku fansat shpërndajnë video interesante duke përdorur efekte dhe muzikë për të theksuar ngjashmëritë dhe ndryshimet mes dy personazheve.

Në këtë atmosferë të nxehtë debate, disa pyetje bien në fokus:

“A është Meriton duke ndjekur gjurmët e Luizit?”

”A ka karakteristika të përbashkëta që i bëjnë ata të dallueshëm nga të tjerët?”

kjo natyrisht se mbetet për tu parë në vazhdim, shkruan Gazeta Neutral.