“Kam vendosur të BRAKTlS çdo gjë”- Gruaja e Shpat Kasapit merr vendimin: Po më pret një fillim i ri me…

Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, pasi zbuloi se po “lufton” me ankthin dhe depresion, ka treguar se do të zhvendosen për të jetuar në një vend tjetë dhe ky do të jetë fillim i ri për të dhe familjen e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se dëshiron që të fillojë gjithçka nga e para përsa i përket kujdesit ndaj vetes dhe mirëqeninies së saj.
Selvije Jao shprehet se ka vendosur të braktisë çdo gjë që është toksike për të, teksa uron që ky fillim të jetë i mbarë.

“03:54! 1 fillim i ri po na pret në një vend tjetër. Dua gjithçka të filloj nga e para sa i përket kujdesit ndaj vetes dhe mirëqenies time.

Ky vit do jetë viti që unë do njoftohem përsëri me Selvën, ajo që qesh, vetëm qesh, vetëm fal dashuri, qetësi dhe ka një jetë dinamike, ushqim ekstrem të shëndetshëm, disiplinë, fitnes dhe namaz, sidomos namaz dhe afrimi tek Allahu xh.sh.

Unë kam vendosur të braktis çdo gjë që është toksike për mua, andaj uroj shume qe ky fillim 100te jete i mbare për mua, Shpatin dhe Roelin! Dua te me keni ne lutjet e juaja”, shkruan ajo.

Disa ditë më parë, bashkëshortja e këngëtarit zbuloi se 2023-shi nuk ka qenë aspak i lehtë për të dhe në një postim në Instastory, i kërkoi falje të birit, pasi nuk ka qenë sa është duhet pranë tij.

Ajo shkruante se pjesën më të madhe të kohës ka qenë e mërzitur dhe madje jo pak herë ka harruar të buzëqeshë, por nuk tregoi se cili ka qenë shkaku i këtyre përjetimeve.

“Shpirti im, më fal që ky vit nuk ka qenë i mirë për mua. Mami ka qëndruar më shumë e mërzitur e me dhimbje dhe shumë herë kam harruar se si të buzëqesh. Por ti shpirti im më jep arsye çdo ditë që unë të luftoj e të të qëndroj afër.

Dua vetëm të ta shoh fytyrën, të ta ndjejë aromën, biles ka 1 vit që unë flej shumë pak pasi giysmën tjetër të natës e kaloj duke ta parë çdo milimetër të fytyrës tënde dhe duke shtuar lutjet tek Allahu I Madhëruar.

Vetëm Zoti i Madh e ka në dorë shërimin e çdo dhimbje, largimin e çdo mërzitje dhe depresioni e ankthi që ta zen frymën dhe tek Ai mbështetemi”, ka shkruar ajo.