Sali Berisha ka akuzuar në Kuvend kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla,
për porositjen e vrasjes së avokatit Ravik Gurra. Ai e pyeti edhe për një marrëveshje të mundshme me Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës.
“Nuk e ke vendin këtu, o Taulant”, deklaroi Berisha, duke vijuar:
“Ik i kriminel, dil o kriminel e shko atje ku e ke vendin. Ti që ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës do të marrësh me vete edhe gjykatësin dhe prokurorin që të dogjën regjistrimet. Nuk ke vend o Taulant. Nuk ke vend jo në parlament, por do jesh në burgun e sigurisë së lartë se aty e ke vendin”.