Konfirmohet pjesëmarrja e Olsi Bylykut në BBV3?! (Detajet nga vet ai)

Olsi Bylyky është një ndër emrat që po komentohet më së shumti si një banorët e mundshëm të BBV3, i cili nis më 13 janar nën moderimin e Ledion Liços.

Ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare dhe të konfirmuar, thuhet se aktori është parë nëpër korridoret e “Top-Channel” për të firmosur kontratën që do e bëjë pjesë të BBV. Si për t’i shtuar këto dyshime, edhe vet Olsi ka postuar një foto nga ambientet e “Top-Channel” në Instastory, duke kujtuar zyrën ku ka bërë audicionin e parë si “Kimikati” në “Portokalli”, rol i cili shënon dhe debutimin e tij si aktor në skenat e spektakleve të humorit.

Aktori ka dalë për herë të parë në skenën e “Portokalli” në moshën 17-vjeçare, ndërsa sot që është 25 vjeç numëron shumë suksese si aktor dhe këngëtar dhe është një ndër aktorët e preferuar të humorit për publikun.