‘Ku po i rrisim fëmijët?’, Arbana Osmani SHFAQET E MERZITUR si kurrë më parë pas vrajses së 14-vjeçarit në Tiranë

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar pas vrasjes tragjike të një 14-vjeçari në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.

Osmani ka thënë se është e shokuar dhe tmerruar nga ky rast, shkruan Reporteri.

“E shokuar dhe e tmerruar nga vrasja e Martinit.

Edhe sa këmbana alarmi si kjo duhet të bien që kjo shoqëri të ndërgjegjësohet se dhuna nuk është kurrë zgjidhja? Ku po i rrisim fëmijët?

U prehsh në paqe Martin”, thuhet në postimin e saj.

Ndryshe, pas vrasjes tragjike me thikë të 14-vjeçarit në Tiranë, të enjten prindërit e nxënësve do të zhvillojnë një marshim-protestë.