Lajmi që na TRONDITI shpirtin! Ra nga Iartësia e pallatit, 10 vjeçari shqiptar humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 te Shkëmbi i Kavajës.

Një i mitur, vetëm 10 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati.

Policia e Durrësit bën me dije se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa detaje të reja priten të zbardhen në vijim.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.