Ledion Liço i bën Sara Hoxhës dedikimin romantik, pronarja e Topit i jep përgjigjen epike publikisht

Ledion Liço nuk do të kthehet vetëm si moderator i BBV. Prej disa javësh, ai i është rikthyer dhe rrjeteve sociale duke qenë më aktiv se kurrë. Postimet nga Ledioni nuk mungojnë asnjëherë dhe as dedikimet për bashkëshorten e tij, producenten Sara Hoxha.

Së fundmi moderatori ka ndarë në Instastory një video, teksa po dëgjonte muzikë në makinë dhe ia ka dedikuar Sarës, duke shkruar: “Dielli im je ti #sarahoxha ”

Storyn e Ledionit e ka shpërndarë dhe vet Sara, por ndryshe nga partneri i saj, ajo e “theu” romancën duke shkruar me humor: “Cute je po sikur u sheqerosëm shumë”