Lisi flet pa doreza pas daljes nga Big Brother VIP Albania: Meritoni dhe Ilnisa nuk janë çift, janë për..

Elvis Myrta ka folur për herë të parë pas largimit nga “Big Brother VIP”. Kur doli ai i tha Romeos që “mos u merr me Gracianon sepse nuk është ai objektivi.” I pyetur se çfarë fshihet pas këtij mesazhi, cili është objektivi, Elvisi tha:

“Ka disa lojtarë të tjerë të fortë. Romeo është një nga pretendentët kryesorë për të fituar, por Gracianon nuk e shoh si lojtar të fortë, nuk duhet të përqëndrohet te ai. Juli është i fortë, Ilnisa nuk është konkurrente e fortë, mund të shkojë deri në finale por që jo për të fituar. Erjola ka një logjikë shumë të mirë dhe nëse futet në lojë do i hapë punë lojtarëve të tjerë. Ka një logjikë të frikshme. Erjola me 2-3 fjalë i vinte me shpatulla pas murit, sidomos Ilnisën për shembull. Nuk e di si duket nga jashtë, por ajo është shumë e fortë”.

Më tej, ai u ndal edhe te çiftet e krijuara. Sipas gazetarit, Romeo dhe Heidi kanë një marrëdhënie më të sinqertë se dy çiftet e tjera dhe e kuptojnë njëri-tjetrin me sy.

“Bardhi është e sigurtë që nuk luan. Është super i vërtetë, ka super karakter. Edhe në pjesën e debatit që e komentuan se pse ai po hante makarona, ai ka pasur merakun e Meritonit, nuk do të përzihet për shkak të marrëdhënies shoqërore me Meritonin. Duket në publik sikur Sara e shikon për lojë, por unë e kam parë vetë që pasi ka mbaruar një ‘prime’, Bardhi ka marrë mikrofonin për të kënduar vetë dhe e kam parë Sarën shumë të prekur, të emocionuar. Ka një pëlqim të vërtet.”
Dhe së fundmi për çiftin Ilnisa-Meriton:
“Janë të dy për lojë. Nuk i shoh si çift e nuk i shoh fare të përfshirë. Ishte dashuri me shikim të tretë, se ditën e tretë u lidhën.’