Mashalla/ Oriola Marashi i ngrit temperaturat me fotot e fundit

Modelja shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram së fundmi, pasi ka ndarë disa imazhe ku shfaqet jashtëzakonisht atraktive.

Bukuroshja është fotografuar në rreze të diellit, duke vënë në pah stilin e saj unik dhe figurën impresionante.

Oriola ka zgjedhur të vishej me një komplet të përbërë nga xhinse të ngushta që përqafonin linjat e saj, të kombinuara me një bluzë të shkurtër gjithashtu nga material xhinsi.