Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se E.A.
i është shqiptar masa e paraburgimit për një muaj, nën dyshimin se ka mashtruar qytetarë në Kosovë dhe diasporë, duke kërkuar ndihmë financiare për trajtimin e pretenduar të leukemisë akute.
Sipas Prokurorisë, fushata në platformën “GoFund” ishte hapur më 9 nëntor 2026 dhe kishte mbledhur 189.206,08 euro. Organi i akuzës thotë se verifikimi i historikut shëndetësor tregoi se ai nuk vuante nga sëmundja e pretenduar. Paratë janë bllokuar në llogaritë bankare të evidentuara lidhur me rastin.
E.A. u arrestua më 21 nëntor, rreth orës 22:00, pas një periudhe kërkimi policor.
Ai dyshohet për veprën penale “Mashtrimi”, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Kosovës. Prokuroria ka paralajmëruar se do të kërkojë caktimin e paraburgimit në Gjykatën Themelore. /Insajderi.org/