Mbani frymën njerëz! BBV3 do të prezantohet nga Arbana dhe Ledioni bashkë?! Ja cfarë e nxorri zbuluar surprizën

Më 13 janar 2024 do të çelë siparin edicioni i tretë i reality shoë-t më të ndjekur në Shqipëri Big Brother Vip Albania. Pasi u zyrtarizua se këtë edicion do ta prezantonte Ledion Liço, mesa duket surprizat sapo kanë nisur ende pa filluar zyrtarisht sezoni i ri.

Në profilin e formatit në Wikipedia krahë emrit të Ledionit është shtuar dhe emri i moderatores ‘ikonë’ të spektaklit Arbana Osmani.