MC Beka për banoren e Big Brother VIP: Çka lypi ajo në Beograd të SERBISË, pse nuk qëndroi atje?

Transgjinorja Edona James është padyshim një nga figurat më të ndjekura të këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova 2.

Ndër të tjera, ajo u përfol mjaftë shumë për një intervistë të saj në një emision serb, ku ka deklaruar se nuk ndjehet si shqiptare.

Kjo deklaratë që ka ngritur debate të shumta.

Edhe reperi veteran, MC Beka, u shpreh hapur kundër Edonës.

Së fundmi, MC Beka në një intervistë për SHOK podcast, shprehu indinjatën e tij ndaj atyre që, sipas tij, e përkrahin “të keqen” dhe iu referua klikimeve të shumta që ka marrë intervista kontroverse e Edonës.

“Unë jam i dëshpëruar, jo me Edonën, por me popullin që dëshiron të shohë keq. 630 mijë klikime për atë intervistë. Tmerr”, u shpreh ai me tone kritike.

Ai th se nëse Edona ka kërkuar një jetë ndryshe diku tjetër, duhet të qëndrojë atje ku ndjehet më mirë, duke iu referuar Gjermanisë.

“Çfarë po do ajo? Nuk po e din as çka po do”, u shpreh MC Beka.