Mungoi Primen e së Hënës, Olta Gixhari tregon arsyen dhe HABITË me atë që thotë për kolegët e saj!

Në puntatën e djeshme të “BBVK”, Olta Gixhari nuk ishte e pranishme, vendin e së cilës e zëvendësoi Santiana Maloku. Por përse mungoi Olta vallë?

Këtë e ka sqaruar vetë opinionistja nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it.

Ajo ka rrëfyer për ndjekësit e saj virtualë që për shkak të temperaturës nuk mundi të ishte e pranishme në spektakël.

“Jam me temperaturë, prandaj nuk munda. Po i ndjek kolegët”, ka shkruar Olta.