‘Nëse na dalin ato fotot jashtë do na…’ ZbuIohen fotot e Sarës dhe Silvit, ja çka FSHIHET në të kaluarën e tyre

Janë publikuar fotot e banorit të Big Brother Vip, Silvi Forte me modelen Sara Gjordeni,

të cilët këngëtari i paralajmëroi se do të dilnin para se të bëhej pjesë e garës.

Para se të futej në shtëpinë BBV në një intervistë për ‘Fan Club’ ka zbuluar se me tre nga banorët njihej.

“Sarën, Erjolën, Rozën”, është shprehur ai se njeh, ndërsa i pyetur nëse

ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi tha: “Po me Sarën, do dalin fotot.”

Ndërkohë në rrjetet social kanë qarkulluar foto të Silvit dhe Sarës pranë njëri-tjetrit.

Nuk dihet nëse kanë qenë në ndonjë event së bashku, apo ka pasur diçka më shumë mes tyre.

Dyshja janë parë të afërt me njëri-tjetrin në shtëpi, ku edhe kanë shkëmbyer përqafime,

por nuk kanë sqaruar natyrën e raportit mes tyre.

Gjatë një bisese në oborr, Silvi iu drejtua Sara Gjordenit: “Ty të dua në shtëpi”, teksa kjo e fundit iu kthye duke e përqafuar.

“Mos na bëhet xheloz Bardhi”, iu kthye Silvi, por modelja ka buzëqeshur duke nënkuptuar që jo.