Labinot Rexha pretendoi në një postim në Instagram se ishte përballur me fyerje dhe kërcënime gjatë qëndrimit në “Big Brother”, raporton Indeksonline.
“Por, më besoni, nga familja e Jonës kam marrë më shumë se katër kërcënime”, shkroi Rexha.
Ai tha se për të ishin publikuar mbi 50 video, por kishte zgjedhur të mos përgjigjej me publikime të tjera.
Rexha e mbylli reagimin me mesazhin: “Loja nuk fitohet me gjykime, me kërcënime dhe me presion ndaj të tjerëve. Loja fitohet me karakter, dinjitet dhe qytetari.”
