Nga studioja e Top Channel/ Ori Nebijaj shperthen ndaj Arbana Osmanit: “Është fallco…”

Ori Nebijaj tha në “Goca dhe Gra” se Arbana Osmani është një nga personazhet e ekranit që e ka zhgënjyer. Deklarata erdhi pas një pyetjeje të Jonida Maliqit, e ftuar në emision.

“Cili mendon se është personazhi më fake? Që ndryshe shfaqet në televizion dhe ndryshe është në realitetin e tij?”, pyeti Maliqi.

“Aman se mos më bërtasin këta të Topit, por unë do e them. Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, u përgjigj Nebijaj.

Nebijaj nuk tregoi çfarë e kishte zhgënjyer. Osmani nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratës.