Kryeministri Edi Rama njoftoi se projektbuxheti 2027 do të prezantohet në ditët e para të javës.
“Projekt-Buxheti i vitit 2027, të cilin do ta prezantojmë në ditët e para të javës, vjen me plot risi pozitive në drejtim të pikërisht familjeve të zakonshme, të shërbimeve për qytetarët e të të rinjve dhe studentëve po ashtu”, tha Rama.
“Për shumicën që më ka dhënë mandatin të udhëheq Shqipërinë, e për pakicën që nuk më ka votuar, por që njësoj si shumica pret më shumë drejtësi në rishpërndarjen e të ardhurave nga rritja e ekonomisë, do të flas në ditët e para të javës me risitë pozitive të projekt-buxhetit 2027, sapo ta kalojmë në qeveri, që të jetë e qartë për të gjithë se nuk do të jenë thjesht fjalë apo zotime, po vendime konkrete ato që do të ndaj me ju”, u shpreh ai.