Paketa e re trondit arsimin/ Ja çfarë do t’u ndodhë mësuesve që nxisin nxënësit të protestojnë

Kryeministri Edi Rama prezantoi dy masat e fundit të paketës kundër dhunës, lidhur me mësuesit dhe ndryshimet në Kodin Penal.

“Së pesti, kodi i etikës për mësuesit e arsimit parauniversitar. Shkolla duhet të mbetet hapësirë e sigurt për fëmijët dhe nëpërmjet kodit etikës parashikohet se asnjë mësues nuk mund të përdorë autoritetin e tij për t’i çuar fëmijët nën 18 vjeç në tubime të çfarëdo atyre në kundërshtim me interesin e tyre dhe me pritshmërinë e prindërve.

Mësuesit do të pezullohen ose largohen nga detyra ku shfrytëzojnë autoritetin e tyre shtetëror profesional për të nxitur organizuar ose koordinuar pjesëmarrjen e nxënësve nën 18 vjeç në tubime në kundërshtim me interesin më të lartë të fëmijës. Masa natyrisht nuk prek të drejtën e mësuesve për t’u shprehur dhe për të protestuar vetë. Ajo ndalon vetëm përdorimin e marrëdhënies mësues nxënës për t’i marrë fëmijët pas vetes për motive të të rriturve”, tha Rama.