Nuk e bënë publike, por Capital T dhe Adrola Dushi i paskan dhënë fund lidhjes? Reperi KONFIRMON gjithçka

Raporti i Capital T dhe Adrola Dushit është komentuar shumë në rrjet.

Megjithëse ata nuk e pranuan kurrë publikisht, detaje të ndryshme tregonin se në fakt dyshja janë në një romancë bashkë.

Adrola Dushi shihej thuajse në çdo koncert të reperit si edhe u panë duke i shijuar pushimet verore bashkë.

Mirëpo duket se lidhja e tyre ka marrë fund, të paktën këtë ka lënë Capital T të kuptojmë nga postimi i tij i fundit

“Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai përbri videos dhe të gjithëve na shkoi mendja për një krizë ose ndarje nga modelja e njohur.

@trimkapo Kush e shkrun ni caption ma hajgare e fiton ni repost me tag #capitalt #shqiptaretneperbote #jokes #kosovatiktok #hajgareshqip ♬ original sound – Capital T

Me siguri, rrjetet e tyre sociale tashmë do të jenë në ‘lupën’ e ndjekësve për të mësuar sesi qëndron e vërteta.