Nuk pritej/ Dua Lipa kopjon këngën e Soni Malaj? Këngëtarja merr këtë VENDlM

Kohë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa u akuzua në rrjet se ka kopjuar vijën melodike të këngës së Soni Malaj “Fuoristrada”.

Muzika e kësaj të fundit dhe “Dance The Night” e cila u publikua për herë të parë në vitin 2023 janë pothuajse identike.

Së fundmi artitsja gjatë një interviste në emisionin “E diela jonë” ka folur edhe rreth kësaj çështje.

E pyetur nga moderator së sa lekë e ka paguar këngëtarja, Soni tha: “Ia falim Dua Lipës, çfarë do? Do ndonjë këngë tjetër t’ia falim”, duke treguar se nuk ka marrë asgjë si shpërblim.

Ngjashmëria mes dy këngëve nuk u komentua vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit, ku një influencer i huaj krahasoi dy këngët e artisteve shqiptare në faqen e tij të TikTok.