OH ZOT I MADH/ “Për nder rroj…”, i biri tregon fjalet e 41 vjeçares, para se të kryente v etvrasjen

Report TV ka shkuar në fshatin Vardallë të Sukthit në banesën e 41 vjeçares e cila i dha fund jetës pasi në Tik Tok ishte hapur profil fals, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.

Nëna e 4 fëmijëve, më i vogli 10 vjeç i dha fund jetës duke pirë fostoksinë mëngjesin e 2 janarit 2024. Bashkëshortit dhe djalit të vi ktimës të cilët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave por kanë rrëfyer të gjithë historinë jashtë kamerave për gazetarin Aldo Mustafa.

Bashkëshorti i 41 vjeçares jetonte me punë sezonale në Greqi ndërsa i biri, 21 vjeç jetonte në emigrim në Itali dhe ishin kthyer në shtëpi për festat e fundvitit pasi e ndjera kishte kërkuar me ngulm që natën e ndërrimit të viteve ta kalonin të gjithë së bashku. Gjatë gjithë periudhës nga denoncimi më shumë se një vit më parë deri të martën e 2 janarit, 41 vjeçarja ia kishte pohuar herë pas here të birit se do të kryente v etëvrasjen,“Sepse jam nuse ne familjen … dhe per nder rroj” ka thënë ajo.