Olsi Bylykut nuk i del lNATl me BBV, këtë herë tallet rëndë me moderimin e Ledion Liços dhe e akuzon për suIm ndaj tij

Mbrëmjen e djeshme Olsi Bylyku foli gjërë e gjatë pas aludimeve që ngriti eleminimi i tij i papritur nga “Big Brother Vip”.

Me anë të një postimi në Instagram ai ironizoi autorët e “BBV” dhe vuri në dyshim vërtetësinë e tyre.

Aktori i humorit u shpreh se nuk mund të dilte përtej vetes së vetë përtej pritshmërive që sipas tij produksioni kishte.

Mirëpo teksa ky reagim i Olsit u përkrah nga një pjesë e publikut, kishte edhe të tjerë që e komentuan negativisht.

Për këta të fundit aktori bëri një tjetër reagim ndërkohë që nuk e kurseu një kunjë për moderimin e Ledion Liços, që është komentuar kaq shumë këtë sezon, duke thënë se ai po organizon njerëzit të shkruajnë mirë për të dhe kundër Olsit.

“Bëjini pak screenshoot profileve që kanë komentuar negativisht tek posti im se janë po të njëjit në faqen e tjera që komentojnë “moderimi BBV3 është më i miri se çdo vit tjetër”