Që nga fillimi raporti i Lumbardhit dhe Kaderit ka qenë në qendër të vëmendjes.
Ani pse të ndarë por Lumbardhi në një intervistë uroj Kaderin publikisht për ditëlindje duke u shprehur se “Unë privat nuk ja kom uru ditëlindjen, por këtu po ja uroj dhe gjitha të mirat për të sepse i meriton”, shkruan “Kosovarja”.
Ndërsa nuk shkoi shumë erdhi edhe reagimi i Kaderit mbi këtë çështje, e cila e publikoj bisedën e Lumbardhit teksa shihet edhe urimi i ditëlindjes.
“Prej shumë kohësh kam zgjedhur heshtjen, edhe pse vazhdimisht jam përmendur në intervista. Heshtja nuk ka qenë mungesë fjalësh, por një zgjedhje e vetëdijshme për të kursyer personin në fjalë – jo për ndonjë arsye tjetër, por për një fije respekti për të kaluarën tonë. Por kur ky respekt nuk është reciprok dhe për hir të pak vëmendjes apo përpjekjeve për të shpëtuar një imazh të lëkundur, dikush zgjedh të më përdorë si mjet për manipulim, heshtja bëhet pafuqi” ishte shprehur ajo.
Kaderi gjithashtu i drejtohet Lumbardhit duke e kritikuar për sjelljen e tij, sidomos duke pasur parasysh pretendimet e tij për të qenë një figurë publike që synon të hyjë në politikë. “Dikush që pretendon të hyjë në politikë dhe të fitojë besimin e njerëzve, nuk mund të lejojë vetes të ndërtojë rrugën e tij mbi gënjeshtra, edhe për gjëra bazike, si një urim ditëlindjeje,” shkruan ajo.
Në përfundim, Kaderi i drejtohet hapur Lumbardhit: “Mund të më kesh gënjyer mua, por mos gënje publikun duke vazhduar të flasësh mbi emrin tim. Boll është boll!”