Opaa.. Leo nuk ndalet, pas nominimit kokë me kokë me Gjestin, ja çfarë i bën Drilonit

Kapiteni i javës, Leo, ka ndarë punët e shtëpisë për banorët.

Por, edhe të ndarja e punës ai la të nënkuptohet se nuk është mjaftuar me televotimin kokë me kokë që e ka dërguar Drilonin dhe Gjestin.

Ai sot Drilonit i la një punë jo të preferueshme, që zakonisht kapiteni ia le banorit që ai e pëlqen më së paku dhe tenton ta ulë poshtë.

“Krejt banjot i përfundon Driloni. Sara i lanë enët, lavanderinë Xuxi, dhomën e gjumit Xheneta, Drenusha e bën bukën, Rovena make-ip room-in, salloni Gresa, Vullneti oborrin”, tha Leo.