Opaaa.. Largimi i papritur i Ganiut nga BBVK, bëhet publike kontrata me produksionin! (Foto)

Gani Gërmia i habiti të gjithë kur pak ditë më parë kërkoi largimin nga “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa ditën e djeshme ai la shtëpinë përfundimisht. Ndërsa “N’Zoom” ka bërë publike dhe kontratën zyrtare, ku një pjesë e audiencës i jep të drejtë Ganiut.

Ai kërkoi të largohej nga loja, pasi në prime-n e kaluar u shfaq një video me momente nga debatet e javës së kaluar, për të cilat Ganiu tha se është i zhgënjyer.

Sipas tij pamjet ishin përzgjedhur nga produksioni, ndërsa theksoi se njësoj kanë vepruar në shumë situata edhe banorë të tjerë.

Ndërsa emisioni i mirenjohur “N’Zoom” ka bërë publike dhe kontratën zyrtare, ku një pjesë e audiencës i jep të drejtë Ganiut.