Aktori Herion Mustafaraj ka reaguar shpesh në lidhje me marrëdhënien e tij me ikonën Parashqevi Simaku dhe “shpëtimin” e saj pas shumë vitesh si e pastrehë në Neë York.
Në një video të publikuar nga ai për të treguar marrëdhënien që ka me Parashqevinë kanë dalë në dritë edhe detaje të tjera ku në një moment Parashqevi shprehet se dëshiron që të shkoj të bëjë disa inizive.
Gjithashtu ajo tregon se Lukë është në gjëndje të rënduar psikologjike pasi vetëm qante.
Herion: Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty
Ndërsa Parashqevi i thotë: I thash, unë bile i thash të shkojmë tek Fadili se kishte një rekording studio që të shkojmë të bëjmë një incizim edhe Roberti të luajë pak kitarë edhe Luka do qetësohet se ai vetëm qan, është shumë i trembur.
A kanë dhomë ata?! Unë nuk kam berë sistemim dhe nuk e di a kanë dhomë
Kujtojmë që pak javë më parë mbesa e Parashqevi Simakut, Ina Simaku ka lëshuar një deklaratë shokuese në media teksa thotë se familja e saj do të ndërmarrë veprime ligjore kundër aktorit Herion Mustafaraj pasi ky i fundit ka cënuar këngëtaren.
Në reagimin e saj, Ina Simaku shkruante se Herioni, i cili punon në të njëjtin hotel ku po qëndron dhe Parashqevia, ka hyrë pa leje në dhomën e saj duke përdorur kartën e punës, gjë që i ka cënuar rëndë privatësinë e saj.
Gjithashtu në reagim thuhej se ai kishte destabilizuar gjendjen e saj emocionale duke i thënë gënjeshtra si dhe duke e bindur Parashqevinë se do të jetë ai që do t’i mundësojë asaj takimin me djalin, Luka dhe ish-bashkëshortin Robert Nolfe.