Pas videove me Adi Hilën, Eli Fara merr vendimin e papritur: “Me zor ia mbushëm mendjen”

Eli Fara po i rikthehet skenës pas publikimit të videove private me Adi Hilën. Për këtë foli menaxheri Xhani Demika në “Shqipëria Live”, gjatë bisedës me Sidorela Gjonin.

Sipas tij, u deshën shumë bisedime për ta bindur këngëtaren të realizonte koncertin që kërkonin edhe fansat. Demika tha se, megjithëse Eli ka pranuar, rikthimi do të jetë i vështirë për të.