Përveç Klodian Duros, një tjetër ish futbollist pritet të hyjë në BBV Albania 3, bashkë me ish të dashurën

Ditën e sotme në media është përfolur se shtëpisë të Big Brother VIP 3 do i bashkohet edhe furbollisti Klodian Duro. Përveç tij, sipas zërave afër produksionit, një tjeter ish futbollist do të bëhet pjesë e Big Brother.

Thuhet se është Gabriele Mezini. Gabriele ka luajtur si mesfushor në Kombëtaren U19 dhe me skuadrën e Korabit.

Madje ai është edhe i njohur për showbizin, pasi vite më parë ne media thuhej se kishte një marrëdhënie me Klea Hutën, pasi shiheshin në shoqërinë e njëri tjetrit. Gjërat bëhen edhe më interesante pasi që edhe Klea është përfolur si banore e BBV3 dhe do ishte shumë e papritur që ta shohim një ish-çift brenda shtëpisë