PIas skandaIi në BBV/ Rikja nxjerr ‘zbuluar’ produksionin: Fola me mamin te dhoma e kuqe… DEL VIDEO

Një video ku banorja e Big Brother Vip, Rike Roçi tregon se ka folur me familjarët në telefon po bën xhiron e rrjetit.

Në një bisedë me Julin dhe Rozën në oborrin e shtëpisë, Rikja tregon se ka dashur të largohet nga shtëpia pas zënkës me Meritonin, por ka qenë mamaja dhe motra e saj që e kanë bindur të mos e bëjë.

Ajo tregon se ky komunikim mes tyre ka ndodhur në dhomën e kuqe me ndihmën e produksionit, por nuk është transmetuar në kamera.

Videoja hedh dyshime të forta mbi rregullat e BBV, ku banorët duhet të jenë të izoluar, pa pasur kontakt me askënd dhe asgjë jashtë mureve të shtëpisë.

Ky nuk është rasti i parë, që banorët tregojnë se kanë komunikimin me familjarët.

Pak ditë më parë një tjetër episod u komentua gjërësisht në rrjet ku Ilnisa i tregonte Meritonit që gjatë natës nuk kishte qenë në shtëpi.