Pistë e re hetimi, jo vetëm buIIizimi në TikTok, zbardhen detaje të reja nga v etëvrasja e 41-vjeçares

Detaje të reja nga hetimet për rastin e vetëflijimit të 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se përveç pistës së bullizimit në rrjetin social tik-tok, po hetohen edhe pista të tjera bazuar në indicie dhe dëshmi të deritanishme të marra nga policia e Durrësit.

Policia ka marrë edhe dëshminë e vajzës të së ndjerës. Albeu ka mësuar se grupi hetimor ka marrë dëshmitë e vëllezërve të së ndjerës të cilët kanë dhënë pista të tjera që nuk lidhen vetëm me denoncimin për bullizimin në rrjetet sociale të cilat e ndjera i kishte denoncuar 13 muaj më parë, por edhe me marrëdhëniet familjare. Grupi hetimor ka këqyrur edhe telefonin e të ndjerës, por nga këqyrja paraprake deri tani nuk ka rezultuar ndonjë prove implikuese që të përfshijë personat me të cilët ka komunikuar sidomos para aktit ekstrem.

Telefoni pritet t’i nënshtrohet një ekspertize më të thelluar dhe nga Policia po merren dëshmi të tjera të personave që mund të kenë dijeni direkte dhe indirekte lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i policisë për ngjarjen;

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka hum bur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fo toksinë, për shkak të bu llizmit, ju sqarojmë se:

Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L.,

41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë hel muese fo toksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mje kësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Drejtoria Vendore e Pol icisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Pro kurorisë, dhe materialet janë referuar në Prok urori.

Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Pro kurori

dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij ka llëzimi nuk ka patur asnjë ka llëzim apo shqe tësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Në drejtimin e Proku rorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpër dorur të dhënat e shtetases B. L.