Emisioni “Në Shënjestër” i Klodiana Lalës në News24 trajtoi marrëdhënien mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, duke sjellë dëshminë e ish-drejtueses së SHISH-it në SPAK më 18 shtator.
“Vlora Hyseni nuk ishte e panjohur me organin e akuzës. Më 18 shtator gruaja që drejtonte shërbimin e inteligjencës në vend, ishte marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Në komunikimin e parë me ta, e pyetur për marrëdhënien e saj me shtetasin Ergys Agasi, ajo deklaroi se ai ishte për të një bashkëpunëtor i SHISH, duke lënë të kuptohej se Agasi ishte në përpunim nga ajo vetë. Një rast i paprecedentë se si drejtuesja madhore e SHISH, të kryente njëkohësisht edhe operativen në terren dhe mbi të gjitha Agasi të mos kishte dijeni se po merrej në përpunim nga kryespiunia e inteligjencës.
Për më tepër të mos njihte drejtuesen madhore të Shërbimit Informativ Shtetëror, gjë e cila në fakt u rrëzua nga vetë SPAK, pasi Vlora Hyseni nuk kishte raportuar në institucionin që ajo vetë drejtonte se kishte në përpunim shtetasin Ergys Agasi”, thuhet në dokumentar.