PREKËSE: Ilirjani tregon çfarë kishte në çantat e Parashqevisë kur e takoi si e pastrehë

Ndërsa rrëfeu takimin mes Parashqevisë dhe djalit të saj, Elton Ilirjani rrëfeu për Top Story dhe një moment tjetër të trishtë.

Ai tregoi se çfarë kishte në çantat e saj, teksa qëndronte në stacionin e ternit, për 8 vite si e pastrehë.

“Në çantë kishte furça dhe pastë dhëmbësh, lante dhëmbët sepse i kujtohej ajo Parashqevia e atyre viteve, kishte një krehër, disa një dollarëshe, qindarka, diçka që e vendoste në kokë që e kishte blerë 5 dollarë, kishte këpucë rozë tri numra më të mëdha, kishte shumë dhimbje…”, tha ai.