Pse erdhi t’ragjedia? DETAJET E PARA për vrrasjen e dyfishtë në Livoq

Në fshatin Livoq të Gjilanit, pasditen e së premtes dyshohet se një person ka vrarë gruan dhe një mik të tij, si dhe ka plagosur tre persona të tjerë.

Sipas burimeve të IndeksOnline, ngjarja mund të lidhet me probleme familjare dhe një kërkesë për divorc ng bashkëshortja. Këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e rastit. Insajderi raporton se deri në publikim nuk ka marrë përgjigje nga zyrtarët policorë në Gjilan.