Sa e dhimbshme o Zot/ Rina flet, i jep Iamtumirën Festimit!

Prishtina u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në “Rrugën B”, ku dizajneri i njohur kosovar Festim Isufi u gjet pa shenja jete në banesën e tij. Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të thellë në opinionin publik dhe në rrethin artistik ku ai ishte një figurë e njohur dhe shumë e dashur.

Festim Isufi është gjetur i vdekur si pasojë e plagëve me thikë, ndërsa gruaja e tij e plagosuar nga therrja me thikë ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, ditën e sotme për vdekjen e Festimit ka reaguar gruaja e tij, Rina, përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka ndarë një fotografi me të shoqin, duke i dhënë lamtumirën me fjalë zemërthyese:

“Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe.”

Varrezat e dizajnerit Festim Isufi do të bëhen sot, më 10 maj 2025, në varrezat e Gjilanit, pas namazit të ikindisë.