Sa i ka rënë pishman Besi/ Xhensila Myrtezaj shfaq format trupore nga palestra

Xhensila Myrtezaj, e njohur për angazhimin e saj të madh në muzikë dhe koncertet e shumta, nuk e lë pas dore as kujdesin ndaj vetes.

Këngëtarja ka ndarë së fundmi një video në Instagram, ku shihet duke bërë ushtrime në palestër, duke dëshmuar përkushtimin e saj ndaj një jete aktive dhe të shëndetshme.

Në mbishkrimin e videos, ajo përcolli një mesazh frymëzues: “Gratë e forta nuk lindin, ato bëhen”, duke inkurajuar ndjekësit e saj për të punuar mbi veten dhe mirëqenien e tyre.