Sara e ‘TRONDlTUR’ nga informacioni që mori nga jashtë, kërkon të lërë shtëpinë dhe…/Ja çka i thotë Ilnisa

Kutia e Pandorës i dha dje Sarës mundësinë që të kërkonte në rrjet informacione për të.

Komentet dhe lajmet që po qarkullojnë për lidhjen e saj me Bardhin dhe historinë e përfunduar të dashurisë me Endrikun,

duket se e kanë përfshirë emocionalisht dhe mëngjesin e sotëm është shfaqur e shqetësuar.

Pranë saj ndodhej Ilnisa e cila u interesua të dinte se çfarë e kishte mërzitur banoren,

ndërsa e këshilloi të mos i marrë parasysh komentet që ka parë, pasi ajo e di sesi qëndron e vërteta.

Nga Kutia e Pandorës në zarfin e zi, Sara gjithashtu kishte dy mundësi zgjedhje për nominimet e ardhshme.

Ajo shpëtoi vajzat dhe çoi në televotim djemtë.

Biseda e plotë në videon më poshtë: