Shën Valentini në Dubai me të dashurin e ri, por do ju dalin sytë nga vendi kur ta kuptoni çmimin e fustanit të Arbenitës

Shën Valentinin nuk e priti vetë.

Modelja e njohur Arbenita Ismajli këtë na bëri të ditur përmes postimeve në rrjetet e saj sociale.

Festa e të dashuruarve e gjeti në Dubai në mesin e spekulimeve për lidhjen e rë që iu zbulua pa dashje nga ish-burri njëherësh ish-reperi, Fero.

Por, më shumë sesa darka buzë ndërtesave më luksoze të botës, vëmendje këtë herë ka marrë diçka tjetër.

Bëhet fjalë për super fustanin e Arbenitës.

Ajo i ka shuar ndjekësve kureshtjen sa i përket markës së fustanit, por nuk ka treguar çmimin ‘modest’ prej 3200 eurosh.

Kjo shifër duket të jetë tashmë e papërfillshme nisur nga puna dhe jeta luksoze e Arbenitës që ia mundëson të ketë edhe këtë lloj luksi! Pse jo! /Prive