‘Shqipëria dhe Kosova është me ty’, mbërrin droni i parë në shtëpinë e BBAVIP, ja për kë ishte mesazh

Vitet e kaluara numri i dronëve që kalonin në shtëpinë e Big Brother VIP me mesazhe për banorët ka qenë i madh,aq sa në një moment produksioni mori vendimin për t’i ndaluar.

E ndërsa edicioni i tretë sapo ka nisur, kanë nisur edhe dronët.

I pari ka mbërritur në shtëpi sot, me një mesazh për Meriton Mjekiqin.

“Gjigant, Shqipëria dhe Kosova është me ty!” -shkruhej në mesazhin për gazetarin nga Kosova.