Shqiptari fiton 168 milionë euro, por jeton me frikën për jetën: Ja përse

Shqiptari nga Kosova që fitoi 168 milionë euro në EuroMillions në Belgjikë po jeton larg vëmendjes publike nga frika për sigurinë personale, raportojnë mediat belge.

Sipas tyre, ai është penduar për publicitetin pas fitores dhe i mungojnë takimet me miqtë në klubin FC Kosova në Bruksel. Miqtë thonë se është kthyer vetëm dy herë në lagjen e vjetër, të dyja herët i shoqëruar nga një truprojë.

Ai ka blerë një shtëpi jashtë Brukselit, por nuk dëshiron të largohet nga Belgjika, ku katër fëmijët e tij janë rritur dhe vazhdojnë studimet.