Shqiptarin e përplasin me makinë, të tjerët “marrin hak” me karrige dhe të shara “HAPE DERËN” – VIDEO

Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur së fundmi në Porta Romana, Milano, Itali.

Në pamjet e sherrit që janë bërë virale në rrjetet sociale mund të shihet një automjet që fillimisht përplas dy persona, njërin për derën e një makine parkuar aty pranë.

Pas kësaj shoferi, kombësia e të cilit nuk dihet, tenton të largohet, por disa shqiptarë vijnë dhe e godasin me karrige ndërsa nuk mungojnë as të sharat shqip që lehtësisht kanë identifikuar origjinën e të përfshirëve në sherr.

“O i çmendur, do të q* motrën, do të q* rrobt! Hape derën ore, hape derën. Do të q* rrobt ty…”, dëgjohen duke thënë shqiptarët.

Por shoferi arrin të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ende dihet se cili ka qenë motivi i këtij sherri agresiv mes shqiptarëve.

677a876ad101e